Liverpul-Junajtid rrezikohet nga ‘dëbora’, Fulhem pret Ipsuiç
Liverpul-Mançester Junajtid duhet të përballen me një sfidë më të madhe përpara se të takohen mes tyre, – motin. Reshje dëbore vërshuan gjatë natës në Liverpul.
Dy ndeshje sot në Premier League. Fulhem- Ipsuiç Taun në orën 15:00 dhe Liverpul- Mançester Junajtid në 17:30 pritet t’i japin sot gjallëri kampionatit më spektakolar në planet.
Te dueli i parë, londinezët për këtë javë të 20-të, janë në kërkim të pikëve që e afrojnë me zonën europiane ndërsa debutuesit e Ipsuiç po luftojnë për t’u larguar nga fundi.
Ndërkohë dueli Liverpul- Mançester Junajtid i ka të gjitha ‘kartat’ në rregull për të dhuruar magjinë e futbollit anglez. Reds të Arne Slot, falë dhe ndalesës së Arsenalit dje, por dhe mbi bazën e gjëndjes jo të mirë të Djajëve pritet të thellojnë diferencën me ndjekësit.
Liverpul kryeson i shkëputur teksa ka edhe një takim për të rekuperuar. Klubi ka hedhur themelet e titullit të 20-të në histori…
Sidoqoftë, Grupi Këshillues i Sigurisë e Këshillit të Liverpul-it do të vendosë sot paradite për situatën atmosferike të rënduar.
Premier League, java e 20:
Sot:
Fulhem- Ipsuiç Taun 15:00
Liverpul- Mançester Junajtid 17:30 /Sportiim.al/
