Kukësi me staf të ri, nisin afrimet e para
Pas largimit të dyshes Çela-Kuli drejt Besës, Kukësi emëron Alfred Allamanin si trajner të ri të skuadrës.
Ai ka firmosur një kontratë për dy sezone e gjysmë. Në stafin teknik janë bashkuar edhe Vilfor Hysa e Bledar Malaj. Ish sulmusei i njohur Hysa do të mbajë rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa ish portieri Malaj do të jetë trajner i portierëve.
Ndërkohë, te Kukësi janë prezantuar dhe blerjet e parë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për futbollistët Argel Avdiu dhe Okseold Sefa. Ata vijnë nga Vora.
Verilindorët i kanë zyrtarizuar të gjitha zhvillimet në kanalet e tyre sociale.
