Junajtid shfaqet dinjitoz ndaj Liverpul, Fulhem ndalet nga Ipsuiç

Dy takimet e sotme të javës së 20-të në Premier League prodhuan shifra të njëjtë 2-2.

Fillimisht Fulhem- Ipsuiç Taun ndërsa në mbrëmje dueli Liverpul- Mançester Junajtid edhe pse ishte në pikëpyetje për shkak të borës së orëve të fundit në Liverpul i përmbushi pritshmëritë enjë derbi fanelle.

Në këtë takim, Lisandro Martinez shënoi i pari për Junajtid. Liverpul reagoi me golat e Gakpo dhe Salah nga penalltia.Sfidën e mbylli në barazim sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Diallo Amad.

Kështu, Liverpul nuk largohet nga ndjekësit por ruan diferencën me vendin e dytë ndërsa Mançester Junajtid me këtë paraqitje jep sinjale se e ardhmja është më e mirë. Aktualisht mban vendin e 13-të në 20 javë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!