Kampionët e dimrit në Rajon e Europë 2024

Kampionati shqiptar Abissnet Superiore në ndalesën kalendarike (19 javë të luajtura) prodhoi Dinamon e Tiranës si kampione ‘Dimri’ e edicionit 2024/25 me 34 pikë.

Ndërkaq me një vështrim te kampionatet elitare të Europës vihet re se skuadrat fituese tradicionale i’a kanë dalë të bëjnë protagonisten në garat e tyre të këtij gjysmësezoni.

Premier League udhëheq bindshëm Liverpul me 39 pikë (një ndeshje më pak).

La Liga kryesohet nga Atletiko Madrid me 41 pikë. Një më shumë se Reali i dyti.

Serie A në mënyrë surprizë ka njohur si skuadër të parë Atalantën me 40 pikë. Napoli 38 ndërsa Inter 37 por ka një ndeshje për të rekuperuar.

Në Bundesligë kryeson Bajern Mynih me 36 pikë, katër më shumë se Leverkusën që ndjek.

Kampionati francez (Ligue 1) evidenton forcën e PSG-së me parisienët që janë të shkëputur nga Marseja me 10 pikë (Olimpik Marsejë ka një ndeshje më pak).

Rajoni:

Në Kosovë vendi i parë i takon Dritës së Gjilanit me 40 pikë. Ballkani 7 pikë më prapa me 33 pikë.

Maqedonia e Veriut si rrallë herë ka në krye tre skuadra me nga 37 pikë. Shkëndija Tetovë, Rabotniçki dhe Sileks.

Në Turqi kryeson bindshëm Gallatasaraji me 44 pikë. 36 ka Fenerbahçe e dyta.

Greqia njeh si skuadër të parë në këtë gjysmësezoni skuadrën e Olimpiakos me 34 pikë. Pason PAOK Selanik me 33.

Zvezda në Serbi e ka vrarë kampionatin me 51 pikë me 17 pikë më shumë se vendi i dytë.

Kroacia ka dy surpriza pasi nuk është Dinamo Zagreb (dominon vitet e fundit) por Rijeka dhe Hajduk Split me nga 36 pikë.

Mal të Zi Buduçnost e sheh vetën të shkëputur nga ndjeksit me 45 pikë në total.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!