Cara, drejtori e konfirmon te Oleksandria

Tedi Cara konfirmohet nga drejtuesit e skuadrës ukrainase si blerja e parë.

Në një intervistë për mediat ukrainase, Ivan Telko ka konfirmuar mbylljen e tratativave për transferimin e Carës në Ukrainë.

“Kemi kryer transferimin e një anësori të majtë nga Shqipëria, në skuadrën e Partizanit. Bëhet fjalë për Tedi Carën. Ai është nënshkrimi ynë i parë në këtë dritare transferimesh. Mund të quhet i sapoardhur”, u shpreh drejtori sportiv.

Tashmë është mbyllur edhe çështja e dokumentacionit mes palëve dhe në ditët në vijim pritet që Cara të udhëtojë drejt Ukrainës për të kryer testet mjekësore dhe për tu prezantuar si lojtari më i ri i Oleksandrias.

Partizani përfiton një shifër prej afro 150 mijë dollarësh nga shitja e kavajasit, i cili i’u bashkua të kuqëve në janar 2020.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!