Ulliams në planet e Junajtid, Arnold drejt Realit në…janar

Markus Rashford në ikje nga Mançester Junajtid, hap në mënyrë efektive rrugën një epoke të re për Djajtë e Kuq.
Sipas asaj që raportohet nga burime të ndryshme mediatike, përfshirë ElDesmarque, drejtuesit e klubit anglez tashmë kanë identifikuar Niko Uilliams, teksa talenti i Bilbaos shihet si zëvendësues ideal.
Rashford, i cili së fundmi deklaroi se është gati për një sfidë të re, mund t’i lërë vendin e tij spanjollit premtues. Ndërkaq pas Bajernit që e pëlqen kampionin e Europës tani sirenat angleze shtojnë zërat për largimine tij nga skuadra baske.
Ndërkaq, Trent Aleksandër -Arnold pritet t’i bashkohet Real Madrid. Ndonëse lojtrai i Liverpul lirohet në verë, klubi i bardhë e kërkon që në janar 2025. Transfer News Live e raporton lajmin./Sportiim.al/