Barcelona humb Torres, sulmuesi kthehet në mes të janarit

Humbja dramatike në të 90+6′ e Barcelonës me Atletiko Madrid (1-2) ka marrë me vete edhe një problem dëmtimi.
Ferran Torres e mbylli ndeshjen me një tendosje muskulore. Sulmuesi iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat konfirmuan një dëmtim të vogël në shputën e këmbës së djathtë.
Në fakt ky nuk është një problem serioz për sulmuesin Blaugrana, por do ta pengojë kampionin e Europës të marrë pjesë në ndeshjen e Copa del Rey më 4 janar kundër Barbastro. Për më tepër, prania e tij për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletik Bilbaos më 8 janar është në dyshim.