Monza shkarkoi Nestën, Boçeti trajneri i ri

Klubi i Monza-s njoftoi sot se shkarkoi trajnerin e saj Alesandro Nesta ndërsa më vonë klubi shkroi se pasuesi i tij është Boçeti.

“AC Monza njofton se ka liruar Alesandro Nesta nga roli i tij si trajner i ekipit të Parë. Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen.”

Kjo është komunikata me të cilën klubi i Monzas zyrtarizon shkarkimin e trajnerit. Humbja e fundit në kampionat ndaj Juventusit në stadiumin U-Power (1-2) ishte fatale.

Monza është aktualisht në fund të tabelës me 10 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje të Serie A (suksesi i fundit daton në 21 tetor kundër Veronës).

Aludimet e para për pasuesin e Nesta-s ishin; Xherard, Ksavi, Pirlo, Lampard, Uejn Runi.

Megjithatë pasdite klubi doli me një postim duke vulosur si pasardhësin e Alesandro Nestas. Ai është Salvatore Boçeti ish ndihmësi i Veronës teksa firmosi me Galianin deri në vitin 2027.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!