Juriç para mediave: Sauthempton tenton mrekullinë

Ivan Juriç, trajneri i ri i Sauthampton, foli për herë të parë në një konferencë për shtyp.

49-vjeçari, i cili ditët e fundit nënshkroi një kontratë 18-mujore me klubin anglez të Premier League, e ka ndjekur ndeshjen kundër Fulhemit nga tribuna dhe është i vetëdijshëm se do të ketë një detyrë të vështirë pasi “shenjtorët” janë tetë pikë nga siguria: “E di që do të jetë shumë e vështirë. Askush nuk ka mbetur në Premier League e gjëndur në këtë situatë,” tha ai.

“Unë mendoj se ka shumë lojtarë të mirë dhe ne mund të bëjmë shumë më mirë në disa momente të ndeshjes. Jam optimist. Kundër Fulhem pashë një tjetër mentalitet dhe është hapi i parë për të bërë më mirë.

Mendoj se mund të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe djemtë duhet të jenë shumë të motivuar për të bërë diçka që askush nuk e ka bërë më parë”, ndër të tejra kroati që pak javë më parë u shkarkua nga Roma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!