Laçi mposht Tiranën, Moriero ‘kameleoni’ i kurbinasëve
Abissnet Superiore, Java 19:
Laçi – Tirana 3-1 (Melo 47’, 51’, Traore 60’/ Ndreca 40’)
Spektakël ka dhuruar sfida e javës së 19-të Abissnet Superiore mes Laçit dhe Tiranës. Mes golave dhe përmbysjes, kurbinasit u rikthyen te fitorja, duke parakaluar bardheblutë dhe duke iu larguar zonës së kuqe.
Një pjesë e parë me e mirë për ekipin kryeqytetas që mundi të realizonte vetëm në minutën e 40’-të me Ndrecën, teksa bardhezinjtë reaguan menjëherë duke e mbyllur pjesën e parë në sulm dhe duke e nisur të dytën me gola.
Melo si protagonist shënoi dy herë brenda katër minutave duke mposhtur Selmanin (47’, 51’) e më pas Traore i vuri vulën në të 60’-tën për të mbyllur llogaritë e takimit.
Kështu, me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e shtatë ndërsa Tirana mbetet e teta me 18 pikë.
