Mposhti Egnatian, Dinamo kampione dimri
Abissnet Superiore, java e 19-të:
Dinamo- Egnatia 2-1 (Mandela 25′, Nani 58’/ E. Ndreca 67′)
Dinamo e Ilir Dajës nuk di të ndalet. Skuada 18 herë kampione e vendit kaloi sot në “Elbasan Arena” Egnatian e Rrogozhinës, kampionen në fuqi me shifrat 2-1.
Itodo Mandela 25′ dhe Nani 58′ autorë të golave ndërsa Edison Ndreca shkurtoi diferencën për Egnatian.
Pas këtij takimi të fundit kalendarik, Dinamo Siti mbylli e vetme në vend të parë me 34 pikë. Ajo ndiqet nga Partizani me një pikë më larg teksa zona ‘FinalFour” plotësohwet me Vllazninë (31) dhe Egnatian (30’).
Takimi fundit i kësja jave por dhe i fundit për vitin 2024 zhvillohet nesër në ‘Niko Dovana’ ndërmjet Teutës dhe Bylisit./Sportiim.al/
