Me sytë nga Zyrihu, në mesditë Shqipëria mëson grupin kualifikues të Botërorit
Sot në Zyrih me fillim orën 12:00, UEFA me shortin e zonës europiane për kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria e poziconuar në vazon e 3-të e pret me vëmendje grupin e saj prej të cilës do të varen goxha shanset e kuqezinjëve për të pretenduar një biletë historike në një turne aq madhor.
Nga Europa për në fazën finale të 2026-ës në SHBA-Kanada- Meksikë (11 qershor 2026 deri më 19 korrik 2026) do të jenë në dispozicion 16 bileta. Pikërisht sot UEFA sipas formulës së paracaktuar do t’i ndajë të 54 shtetet pjesëmarrëse në 12 grupe me 4 ose 5 kombëtare (Rusia e përjashtuar pa afat për luftën në Ukrainë).
12 vendet e para të çdo grupi sigurojnë fazën finale të Botërorit ndërsa 12 të dytat së bashku me 4 kombëtare të ardhura nga Nations League, i nënshtrohen play off-t për 4 vendet e fundit të eventit final në Amerikë, Kanada, Meksikë./Sportiim.al/