Goglat e Botërorit/ Risku dhe preferenca e Shqipërisë sipas ‘Sportiim.al’
Në orën 12:00 nis shorti i fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 për konfederatën europiane. Shqipëria e vendosur në vazon 3 pret në ankth verdiktin e grupit të saj i cili me shumë gjasë do të jetë tejet i vështirë.
Në Zyrih 5 vazo për sisteminin në 12 grupe. Te vazo 1 kombëtare të nivelit shumë të lartë. Po ashtu dhe te e dyta ndërsa te vazo ku është pozicionuar Shqipëria janë shtete me të cilat kuqezinjtë për efekt formule nuk mund të përballën.
Kështu, nuk do të ketë më përballje me Islandën, Izraelin apo Gjeorgjinë me të cilat vitet e fundit jemi ndeshur thuajse sistematikisht. Por cilat kombëtare mund të jenë rrezik apo të favorshme për kombëtaren e Silvinjos?
Ekipi i parë që duhet evituar nga vazo e parë duket Spanja, kampionia në fuqi e Europës. Më pas Franca, Anglia, Portugalia dhe Gjermania.
Nga vazo 2, vështirësitë shtohen nëse biem me kombëtare si Suedia, Turqia, Norvegjia, Hungaria, Ukraina e Uellsi. Te vazo 4-ër për nga fortësia e momentit, Bullgaria, Kosova e Azerbajxhani duhen evituar. Në “tasin” 5-së, Moldavia e Malta.
Ndërkohë Shqipërisë do t’i shkonte një grup i tillë: Kroaci ose Itali (në grup gjatë verës në Euro 2024) nga vazo 1, Rumani apo Poloni nga vazo 2, Estoni ose Letoni nga vazo 4 dhe San Marino ose Lietenshtejn nga “seria” e 5-të. /Sportiim.al/
