Sfida në Turqi, Seferi mund Manajn

Fitore të rëndësishme për Bodrumspor dhe Kasimpasa në dy ndeshjet e ditës së gjashtëmbëdhjetë të Superligës turke luajtur pak më parë.

Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi me Bodrumspor shënoi golin e parë (49′) të skuadrës së tij ndaj Sivaspor me të cilën u aktivizua sulmuesi tjetër shqiptar Rei Manaj.

Të dy futbollistët e nisën që nga minuta e parë dhe luajtën gjatë gjithë takimit. Seferi u zëvendësua në minutën e 95′ duke marrë duartrokitjet e publikut vendas ndërsa lushnjari e mbylli kur ra bilbili i fundit./Sportiim.al/

Sot java e 16-të Superliga turke

Bodrumspor – Sivaspor 2-0
Kasimpasa – Ejupspor 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!