Juve mposht Sitin, Barça jep spektakël në Dortmund
Barcelona i bashkohet Liverpulit si skuadra e dytë e kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Se paku kanë garantuar play-offi-n.
Një dygolësh nga Ferran Torres, i cili hyri në njëzet minuta nga fundi për të zëvendësuar ish-lojtarin Levandovski, i dha fitoren Barcelonës në fushën e vështirë të Borusia Dortmundit dhe i lejoi katalanasit të vazhdonin në garën për 1/16.
Në fakt, Blaugranët janë të sigurt që do të jenë në mesin e 24 më të mirëve dhe kanë një shans të shkëlqyer për të përfunduar në tetë më të mirët, aktualisht janë pas Liverpulit kryesues.
Sakaq Lajpcig, Slovan Bratislavë dhe Jang Bojs i dhanë lamtumirën kompeticionit matematikisht.
Raundi i 6-të Liga e Kampionëve rezultatet:
Atletiko Madrid-Slovan Bratislavë 3-1
Lilë- Sturm Grac 3-2
21:00
Benfika- Bolonja 0-0
Dortmund- Barcelona 2-3
Fejnord- Sparta Pragë 4-2
Juventus- Man. Siti 2-0
Milan- Crvena Zvezda 2-1
Shtutgart- Jang Bojs 5-1
Arsenal- Monako 3-0./ Sportiim.al/
