Zgjohet Reali, Inter bie në fund
U luajtën sot 9-të takime të turit të 6-të të Ligës së Kampionëve. Dueli i Bergamos u fitua nga Reali 2-3 ndërsa Inter thyhet në limite nga Leverkusen.
Pas tetë ndeshjeve, përcaktohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ve ndërsa nga vendi i 9-24 në play off për tetë biletat e tjera (vajtje ardhje me një short që hidhet pas 8 dueleve të para). Të tjerat eleminohen përfundimisht nga Europa për këtë edicion.
Ndërkaq sot nëntë skuadra siguruan në thelb paly off-in e Champions League pasi 11 pikët e fituara sigurisht që do të jenë të mjaftueshme për Top 24: Nesër nëntë takimet e tjera të këtij turi.
Sot, Champions League raundi i 6-të:
18:45
Dinamo Zagreb- Selltik 0-0
Zhirona- Liverpul 0-1
21:00
Atalanta- Real Madrid 2-3
Leverkusen- Inter 1-0
Bryzh- Sporting 2-1
Salsburg- PSG 0-3
Shahtjor Donjetsk- Bajern 1-5
Lajpcig- Aston Vila 2-3
Brest- PSV Eindhoven 1-0 / Sportiim.al/
