Xhaka: Me Interin ndeshje e shkëlqyer, hyjmë në 8
Xhaka: Me Interin ndeshje e shkëlqyer, hyjmë në 8-she
Mesfushori i Bajer Leverkusenit shqiptari Granit Xhaka foli pas fitores ndaj Inter në Champions League turi i 6-të. Përgjatë ndeshjes, si gjithnjë mesfushori u shfaq lider i vërtetë në fushë duke punuar në gjithë zonën e mesfushës e në fazat mbrapa apo në afërsi të portës zikaltër.
“Luajtëm deri në fund një ndeshje të shkëlqyer dhe e merituam të fitonim, Ata (Inter) kishin pak mundësi për të shënuar. E dinim dhe prandaj duhej të ishim vigjilentë deri në fund. Vendi i tetë ose ndoshta diçka më lart është tani një objektiv real”, tha ndër të tjera Graniti.
