Inferiorët/ Kreu nuk ndryshon, fitojnë skuadrat pretendente

sportiim2

Inferiorët/ Kreu nuk ndryshon, fitojnë skuadrat pretendente

Java e 15-të e Kategorisë e Parë solli këtë të dielë katër përballje, vetëm një barazim dhe plot 12 gola.

Valbona dhe Vora dhuruan spektakël dhe përmbysje. Shifrat shkuan 3-0 për vendasit e më pas me prishjen e ekuilibrave të lojtarëve në fushën e lojës, pas daljes me të kuq të Uahab për Valbonën, Vora përmbysi gjithçka.

Edhe Flamurtari ia doli të fitonte në shtëpi përballë Kukësit në shifrat 2-0 me Agostinelin dhe Çelën që u ndëshkuan me të kuq. Fitore minimale edhe e Besës në transfertën krutane me golin e Oliveirës.

E vetmja sfidë e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Erzenit që përfundoi në shifrat 1-1.

Sa i përket renditjes, vijon të kryesojë Vora me 37 pikë, ndjekur nga Besa e Flamurtari me 2 pikë më pak, teksa në tre vendet e fundit pozicionohen Korabi, Valbona dhe Erzeni.

Kategoria e Parë, Java 15: Valbona – Vora 3-4 Flamurtari – Kukësi 2-0 Kastrioti – Besa 0-1 Korabi – Erzeni 1-1

?>