Bylis mposht Partizanin, Burreli ia del në Pogradec
Partizani pëson humbjen e dytë sezonale dhe të parën qëkur te të kuqtë u ul në stol Aleksandar Veselinoviç.
Pak çaste më parë në Adush Muça” të Ballshit për llogari të javës së 17-të Bylis triumfoi 2-1 ndaj “Demave” duke u rikthyer te fitorja që e ngjit në vend të 9-të të tabelës së klasifikimit.
Pas pak në “Arenën Kombëtare’ me start orën 17:00, Tirana- Teuta.
Ndërkaq në Pogradec për javën e 15-të të Kategorisë së Parë, Burreli kaloi 0-2 vendasit e Ardian Memës.