Uzuni në histori, që sot goleadori absolut i Granada-s
Një shqiptar nga Berati qarkohet si golashënuesi i historisë së Granadës në Spanjë.
Në duelin e sotëm ndaj pretendetes Rasing Santander (vendi i parë) me të cilën aktivizohet ish mesfushori i Partizanit Maget, Myrto Uzuni realizoi golin e dytë të takimit duke thyer rekordin e lojtarëve më me shumë realizime për klubin.
Ndërkohë pasi theu rekordin e El-Arabit, me 44 gola të shënuar, sulmuesi kuqezi shënoi edhe golin e tretë të takimit (76′) duke i dërguar shifrat e tij personalë me klubin në 46./Sportiim.al/