Rodrigo i shtohet listës së mungesave te Real

sportiim2

Real Madrid vijon në emergjëncë futbollistësh. Karlo Ançeloti humbet një tjetër lojtar të rëndësishmëm, në funksion të ndeshjes jashtë fushe në fushën e Zhironas, planifikuar për këtë mbrëmje në orën 21:00 (dhe ndoshta edhe ato në vijim).

Sipas asaj që raporton Marca, trajneri i Real Madridit do të duhet të heqë dorë nga i dëmtuari Rodrigo. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të brazilianit dhe për këtë arsye ai pret t’i nënshtrohet analizave të zakonshme për të zbuluar më saktë diagnozën.

Të dhënat çojnë te Daniel Yanez, një anësor sulmues i lindur në 2007, i cili u shfaq te Real Cantera dhe që këtë vit krenohet me një thirrje në ekipin e parë pas humbjes 2-0 të pësuar në Anfield kundër Liverpul-it.

?>