Kastrioti-Besa kryendeshja e javës në inferiore
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2020/12/topi-kategoria-e-pare-1024x682.jpg)
Kategoria e Parë nisi sot me ndeshjet e raundit të 15-të të këtij edicioni të 77 futbollstik. Në Roza Haxhiu” të Lushnjës, skuadra vendase me të njëtin emër fitoi në derbin myzeqar ndaj Apolonisë me shifrat 2-1. Kamisokos dhe Kaçanolli shënuan për lagunarët ndërsa Maksuti të vetmin gol për fierakët.
Ndërkaq nesër po për këtë xhiro do të zhvillohen 4 takime të tjera. Mbi të gjithë, dueli i Fushë Krujës ndërmjet Kastriotit vendas dhe Besës së Kavajës.
Ky takim rivalësh me gjasë do të përcaktojë përfundimisht objektivin e krutanëve për t’u bashkuar ose jo me tre skuadrat e para Vora, Besa dhe Flamurtari apo do të synojë të mbajë një vend në play off. Për verdhezinjtë, me objektiv të zyrtarizuar (ngjitjen në Superiire) fitorja mbetet detyrim.
Në Vlorë dy emra të mëdhenj por me objektivë disi të ndryshëm. Kuqezinjtë vendas për t’u rikthyer te fitorja ndërsa kuksianët për surprizën e dytë radhazi (javën e kaluar fituan në Fier me Apoloninë 2-3).
Java e 15-të:
13:30
Flamurtari-Kukësi
Valbona-Vora
Korabi- Erzeni
Kastrioti- Besa (në Fushë Krujë)
Të dielën:
13:30
Pogradeci- Burreli./Sporiim.al/