Laçi parakalon Skënderbeun, Lushkja shkëlqen me Egnatian
- Fushatë sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Laç (foto)
Abissnet Superiore, Java 15:
Laçi – Skënderbeu 1-0 (Nikolas Kofi 27’)
Egnatia – Elbasani 3-1 (Lushkja 12’, 77’, Jahaja 90+5’ / Lajthia 21’)
Dy përballje të tjera janë zhvilluar për llogari të javës së 15-të Abissnet Superiore. Përballja direkte e fundtabelës mes Laçit dhe Skënderbeut u fitua nga bardhezinjtë, ndërsa në Rrogozhinë vendasit likuiduan Elbasanin.
Kurbinasit u kthyen te fitorja pas humbjes me Partizanin duke treguar dhe njëherë se me Morieron në stol mbeten të pathyer në shtëpi. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga Nikolas Kofi pas nje pasigurie të portierit mik, teksa nuk munguan rastet e shumta deri në përfundim me Dajsinanin nga kampi vendas protagonist dhe shtyllën nga ana tjetër që asistoi Alian.
Sakaq, në Rrogozhinë, Lushkja rrëmbeu vëmendjen duke shënuar dy herë për të tijët dhe duke iu dhënë dy herë avantazhin vendasve. Fitorja u firmos nga Jahaja në shtesë, teksa goli i Lajthisë nuk i mjaftoi Elbasanit për të dalë me pikë nga ky takim.
Sa i përket klasifikimit, Egnatia renditet e dyta me një pikë më pak se Partizani i vendit të parë që luan nesër derbin ndaj Tiranës, Elbasani i pesti me 18 pikë, ndërsa Laçi e Skënderbeu ndërrojnë vendet. Bardhezinjtë pozicionohen të tetët me 15 pikë duke lënë poshtë korçarët me 2 pikë më pak.