Kukësi “sposton” të ftohtin në Fier, zgjohet Lushnja
Besafon Kukësi teksa sot ka marrë tre pikë të veyera duke përmbysur Apoloninë në Fier, për rezultatin final 2-3. Kjo bëri që verilindorët të kalojnë pikërisht fierakët në rënditje.
Lushnja ka bërë një hap të rëndësishëm për t’iu bashkuar grupit të skuadrave që kërkojnë ngjitjen në elitë, teksa ka mundur 2-0 Kastriotin i cili është një rival direkt. Ndërkohë, nuk ia del Burreli, i cili është ndalur në shtëpi nga Korabi në derbin rajonal në një barazim pa gola.
Në barazim edhe takimi mes Erzenit dhe Valbonës që mbajnë dy vendet e fundit në renditje. Dy takimet e tjera të javës luhen nesër.
Java e 14-të
Apolonia-Kukësi 2-3
Lushnja- Kastrioti 2-0
Erzeni-Valbona 1-0
Burreli- Korabi 0-0