Champions/ Befason Ançeloti: Reali shkon në finalen e Mynihut
“Ne do të jemi atje, do të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve. Mbani mend fjalët e mira. Ne do të shkojmë në Munih”. Kështu është shprehur ndër të tjera për ‘El Larguero’ trajneri i Real Madrid Karlo Ançeloti.
Humbja me Liverpul këtë mesjavë 2-0 e ka lënë kampionen në fuqi të Ligës së Kampionëve në vend të 24 (vendi i fundit play off). Në kalendar mbetën dhe tre xhiro ndaj madrilenët besojnë se mund të peshkohen nga faza play off.
Këtë bindje ka italiani për të cilin mungesat e gjysmës së ekipit e kanë kondicionar në zgjedhje./Sportiim.al/