Dy gola nga Ronaldo, synohet shifra 1000
20 gola dhe 4 asiste këtë edicion, Ronaldo ecën me shifra marramendës.
Kristiano Ronaldo sërish vendimtar për Al Nasr në kampionatin e Arabisë Saudite. Këtë pasdite ndërsa u zhvilluan tre ndeshje të javës së 12-të, portugezi realizoi dy golat e fitores së Al Nasr ndaj Damak.
Luzitani 5 herë ‘Topi i Artë’, në moshën 39 vjeçare vijon të mbajë ‘stekën’ lart pasi me dopietën e sotme i ka dërguar shifrat personalë në të gjithë kompeticionet në 915 gola.
Ai shënoi fillimisht me penallti (17′) ndërsa në të 79′ arriti të dyfishojë e të qetësojë skuadrën dhe trajnerin Stefano Pioli. Al Nasr ka 25 pikë, 5 më pak se Al Itihad i Mario Mitajt./Sportiim.al/