Bylis mund Vllazninë, ka polemika për gjykimin

Abissnet Superiore, java e 15-të:

Bylis- Vllaznia 1-0 (Malomo 10′)

Bylis e nis mbarë javën ndërsa në “Adush Muça” mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Në minutën e 10-të e takimit Malomo tundi rrjetën e portierit Qarri. Vllaznia pati rastet e saj për barazimin, por nuk ia doli për shkaqe të ndryshme por dhe për terrenin e rënduar nga shirat.

Vllaznia kishte disa javë pa humbje në Superiore, ndërsa sot në Ballsh nuk arriti dot të marrë qoftë dhe një pikë. Në këtë takim pati kontestime nga të dyja skuadrat për penallti të cilat vijuan dhe pas përfundimit të takimit të gjykuar nga Ermis Çelaj.

Bylisi parakalon Laçin në fund i cili nesër pret Skënderbeunteksa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Partizani kryesues që luan derbin me Tiranën të dielën ora 19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!