Fitoi në Apel, Tirana njofton tifozët të ndjekin derbin

Lajmi i madh i ditës për klubin Tirana dhe tifozerinë e saj të shumtë, ishte rikthimi i tifozëve në derbin me Partizanin këtë të diel.

Fill pas vendimit të sotëm të Apelit, klubi bardheblu doli me një postim në faqen e tij zyrtare: “Duke nisur nga ndeshja e ardhshme, KF Tirana-FK Partizani, dyert janë të hapura për tifozët”, shkruan klubi bardheblu.

Njoftimi:

Pas ndëshkimit në ndeshjen KF Tirana – FK Vllaznia e vlefshme për Javën 11 të Kategorisë Superiore, i cili ishte tërësisht në disproporcion me incidentin e izoluar në këtë ndeshje, Komisioni Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit pasi mori në shqyrtim ankimin e KF Tirana, vendosi të ndryshoj vendimin nr. 13, pika I të datës 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËSPasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe dëgjoi perfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjen ne teresi dhe vendosi:Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në shumën 300.000 (treqind mijë) lek.Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit që konsistonte në:KF Tirana të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë që tre janë kryer tashmë dhe pjesa e mbetur është pezulluar me kusht. Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.Periudha e provës do të jetë deri në perfundim të sezonit futbollistik 2024- 2025. Duke nisur nga ndeshja e ardhshme, KF Tirana-FK Partizani, dyert janë të hapura për tifozët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!