F1/ Maks Verstapen kampion bote për herë të katërt radhazi
Në Las Vegas holandezi i Red Bull Maks Verstapen bëhet kampion bote për herë të katërt
Triumfon Xhorxh Rasëll duke fituar Çmimin e Madh të Las Vegas nisur nga pole, Luis Hamilton kompleton Mercedes një-dy me një rikthim të madh nga rreshti i pestë në fillim dhe Maks Verstapen bëhet kampion bote për herë të katërt, duke përfunduar i pesti pas dy makinave Ferrari.
Spanjolli i Ferrarit Karlos Sainz ngjitet në podium si i tretë, vendi i katërt për Sharles Leklerk, Lando Norris nuk shkoi përtej vendit të gjashtë, duke i paraprirë shokut të tij të skuadrës Oskar Piastri në vijën e finishit.
Pas sukseit të jashtëzakonshëm me titullin e 4 kampion bote në Formula 1, Verstapem deklaroi pas garës: “Nuk e kisha menduar kurrë se një gjë e tillë do të ishte e mundur për mua”./Sportiim.al/