Liverpul tenton të “vrasë” kampionatin, Amorim debuton me “Djajtë”
Liverpul mund të nisë sot arratinë në Premier League në kërkim të titullit të 20- në histori.
Ecuria e deritanishme e ‘Reds’ me Arne Slot në pankinë ndërsa ka grumbulluar 28 pikë në 11 javë, hapat fals të Sitit por dhe ngjeshja e një grupi skuadrave në kufirin e 22 pikëve, e bën skuadrën e famshme angleze të kërkojë sot (15:00) me insistim tri pikë në transfertën e Sauthempton.
Ndërkohë për xhiron e 12-të me fillim orën 17:30, do të zhvillohet dueli tjetër i ditës ai mes Ipsuiç Taun dhe Mançester Junajtid. Për ‘Djajtë’ e vendosur në vend të 12-të, ka një debutim ‘ekselent’.
Trajneri portugez Ruben Amorim (39) do të drejtojë në sfidën e parë zyrtare pikërisht ekipin e tij të ri Mançester Junajtid./Sportiim.al/
Raundi i 12-të
Sauthempton- Liverpul 15:00
Ipsuiç-Mançester Junajtid 17:30
