Ançeloti: Trajneri më i mirë i 30 viteve të fundit? Nuk mendoj kështu…
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, foli sot në një konferencë për shtyp para delit të nesërm me Osasunën në Bernabeu (14:00) dhe analizoi momentin e tij dhe të skuadrës pas humbjeve ndaj Barcelonës dhe Milanit:
“Është e pamundur të marrësh vetëm vendime të mira në tridhjetë vjet. Për shembull, kam kaluar keq këtu në Madrid, pas vitit të parë, në 2014/15. Isha shumë pranë rinovimit të kontratës, klubi donte të më mbante, por unë ushtrova shumë presion mbi pagën time dhe më ndaluan (u shkarkua në fund të sezonit, red.). Ishte një gabim, më i keqi që mund të kisha bërë. Por më lejoi të mësoja goxha në vijim”.
E konsideroni veten trajneri më i mirë i 30 viteve të fundit?
“Jo, nuk mendoj kështu. Kam fituar shumë, por trajnerë të tjerë edhe më shumë se unë. Ferguson, Guardiola apo Lobanovski. Edhe sikur të mendoja se jam trajneri më i mirë i tridhjetë viteve të fundit, çfarë do të ndodhte? A do të më bënin një statujë? Nuk mendoj kështu (qesh)”.