Supersfida Apolonia- Vora, nesër në Myzeqe një tjetër sfidë e fortë

Kategoria e Parë ndër më të luftuarat këto vitet e fundit luan në tri ditë javën e 12-të të edicionit të 77 të futbollit.

Skuadrat e kreut Flamurtari, Vora dhe Besa duket se do të rivalizojnë gjatë për dy vendet e para blietat që të ngjisin automatkisht në fund të edicionit në Superiore. Për vlonjatët ka mbërritur ndeshja e “Liri Ballabani”-it me Burrelin i cili i befasoi javën e parë në Vlorë duke fituar 0-1. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën. Sikurse dhe Besa-Valbona.

Ndërkohë, nesër dy ndeshje. Në “Loni Papuçiu” të Fierit takimi Apolonia- Vora. Bardhjeshilët pas një serie pozitive u ndalën javën e kaluar në Pogradec me vendasit 1-0 ndërsa Vora, rivali i radhës i tyre vjen pas fitores minimale në Shijak me Erzenin 0-1.

Po këtë të premte në orën 14:00 sfida Lushnja- Korabi. Lagunarët u surprizuan javën e 11-të nga tropojanët e Valbonës në “Roza Haxhiu” 0-2 dhe mezi presin të përballen me dibranët e Canajt. Këta të fundit nuk po ruajnë stabilitetin e njohur në këtë kategori dhe pas humbjes me kastriotin 4-3, presin reagimin ndaj lushnjarëve.

Nesër 8 nëntor 2024

Ora 14:00

Apolonia- Vora

Lushnja- Korabi

Të shtunën:

Erzeni- Kukësi

Kastrioti- Skënderbeu

Të dielën:

Burreli-Flamurtari

Besa- Valbona/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!