Dy blofe në Francë e Spanjë, Leçe- Empoli ndajnë pikët
Nisën ndeshjet e fundjavës në kampionatet elitare në Europë. Bundesliga zhvilloi duelin e Berlinit teksa në fushë ishin Union Berlin dhe Frajburg. Kjo ndeshjee javës së 10-të përfundoi ashtu siç dhe nisi 0-0.
Një takim ishte këtë mbrëmje dhe në Serie A. Në fakt një duel shqiptarësh me Ylber Ramadanin (Leçe) dhe Ardian Ismajlin (Empoli). Të dy futbollistët kuqezinj shkëlqyen në fushë teksa takimi Leçe- Empoli përfundoi 1-1.
Ndërkohë me Ivan Balliun në stol, Vajekano dhuroi surprizën e madhe të kësaj jave të 13-të në La Liga. Ekipi nga Madridi u mposht 1-3 nga Las Palmas.
Në Francë, Marsejë mori udhën e dështimit të madh përbaëllë Okserit në shtëpi. Për xhiron e 11-të Marsejë- Okser 1-3.