Moment brilant,Muçi, tre herë radhazi te goli
Për herë të tretë radhazi. Ernest Muçi shënoi në Ligën e Europës teksa përballë Malmoe gjeti një gol të bukur te shtylla e dytë duke i dhënë avantazhin bardhezinjëve të Stambollit.
Më pas skuadra turke dyfishoi me Semih por në kohën shtesë suedezët shkurtuan diferencën me Rieks por pa mundur të merrnin pikë. Kështu sulmuesi tiranas pasi shënoi dy gola në kampionat me këtë të fundit në Europë duket se eka të sigurtë ftesën nga Silvinjo për takimet e Shqipërisë më 16 dhe 19 nëntor në Ligën e Kombëve.