UEFA Nations League për vajza/ Të enjten hidhet shorti, Shqipëria…

Të enjten më 7 nëntor në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, në orën 13:00 do të hidhet shorti për edicionin e dytë të UEFA Nations League për vajza.

53 ekipe Kombëtare Europiane janë të ndara në tre Liga, A (16 skuadra), B (16 skuadra) dhe C (21 skuadra). Kombëtarja shqiptare e vajzave ndodhet në Ligën B pas suksesit në edicionin kualifikues të Euro 2025. Vajzat kuqezi e mbyllën në vendin e parë në grupin C5 dhe siguruan pjesëmarrjen në Ligën B.

Kombëtarja e vajzave ndodhet në vazon e katërt të Ligës B dhe në të njëjtën vazo janë edhe Rumania, Bjellorusia dhe Greqia.

Kundërshtaret e tjera të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalet e mundshme të Shqipërisë në UEFA Nations League janë të ndarë në tre vazo të tjera.

Në vazon e parë janë Finlanda, Çekia, Irlanda dhe Polonia. Në vazon e dytë janë Serbia, Ukraina, Irlanda e Veriut dhe Turqia. Në vazon e tretë janë: Kroacia, Hungaria, Bosnje-Hercegovina dhe Sllovenia. Ndeshjet e grupit do të luhen me sistem vajtje -ardhje.

Kalendari i ndeshjeve:

Ndeshja 1 & 2: 19-26 shkurt 2025

Ndeshja 3 & 4: 2 – 8 prill 2025

Ndeshja 5 & 6: 28 maj – 3 qershor 2025/FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!