Mings, gafa e shekullit, Aston Vila KO

Një gafë me permasa të bujshme i Tajron Mings i kushtoi Aston Vila-s golin e parë të pësuar në këtë edicion të Champions League dhe mbi të gjitha humbjen e parë.

Bryzh fiton falë një penalltie të konvertuar nga Vanaken, por episodi që çoi në dhënien e penalltisë është vërtet i pabesueshëm:

Argjentinasi Martinez sherbeu shkurt në të majtë të tij duke ia kaluar topin mbrojtësit, i cili çuditërisht vendosi ta kapte me duar dhe ta vendoste te këndi i 5 metërshit e më pas për ta sherbyer.

E pashmangshme, në atë moment, vërshellima e gjermanit Stieler, i cili akordoi penallti për vendasit.

Kjo fitore e Klub Bryzh përpos tri pikëve riktheu statistikat e fitores për mposhtur një skuadër Premier pas gati 30 vitesh: hera e fundit ishte në 1995 kundër Çelsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!