Inter thyen Arsenalin, PSG e pëson nga Atletiko

Bajern turfullon Benfikën në fushë, por fiton minimalisht 1-0 me sfidën që nisi 15′ minuta me vonesë për shkak të trazirave të tifozëve miq në afërsi të stadiumit.

Dita e dytë e turit të katërt në Champions League dhuroi sot shumë rezultate befasuese, gafa, e ndonjë goleadë si ajo e Beogradit.

Inter- Arsenal dhe PSG-Atletiko Madrid konsideruar si supersfida të mbrëmjes, prodhuan shifra të ngushtë me suksesin e Interit por dhe befasinë e Atletikos e cila mundi në Paris PSG-në 1-2.

Fitore e madhe e Atalantës në Shtutgart me vendasit 0-2. Më tej Sparta Pragë humb në shtëpi me Brest 1-2

Gafa e Mings në takimin e orës 18:45 teksa mbrojtësi i Aston Vilës kapi një top me dorë në zonë, i dha fitoren Bryzh 1-0.

Ndërkaq rikthehet Salsburg i Austrisë. Pas disa ndeshjeve zhgënyese në Europë dhe kampionat, sot Salburg theu në Roterdam Fejnordin 1-3.

Turi i katërt Champions, rezultatet sot:

18:45

Bryzh- Aston Vila 1-0

Shahtjor Donjetsk- Jang Bojs 2-1 (në Gjermani)

21:00

Crvena Zvezda- Barcelona 2-5

Bajern- Benfika 1-0

Fejnord- Salsburg 1-3

Inter- Arsenal 1-0

PSG- At. Madrid 1-2

Sparta Pragë- Brest 1-2

Shtutgart- Atalanta 0-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!