Partizani kapet në fund, Dinamo me ‘5 yje’ në Elbasan
Abissnet Superiore, java e 12:
Partizani- Teuta 1-1 (Cara 9’/ Lloci 90+5′ pen)
AF Elbasani- Dinamo 0-5 (Zabërgja 23′, 34′, Meksi 31′, Bregu 56′, 77′)
Partizani e vuri rezultatin në favor në minutën e 9-të teksa Tedi Cara arrin të shënojë golin e parë personal dhe të vetmin për Partizanin në takimin e sotmëm ndaj Teutës përfunduar 1-1. Nëse në pjesën e parë të kuqtë ishin më të qartë ndërsa rrezikuan disa herë, në të dytën loja e tyre ndryshoi si me magji.
Në fakt, merita i shkon durrsakëve të cilët e kërkuan me insistim barazimin në këtë pjesë. Tre mundësi të të kuqëve në minutat 75′-79′ të parealizuara i dhanë besim ‘Djemëve të Detit’ të shtynin përpara dhe pas një penalltie të sinjalizuar nga VAR dhe të dhënë nga arbitri Doda ajo u shndërrua në gol nga Lloci në të 90+5.
Ndërkaq në “Elbasan Arena’ Dinamo shkërmoq Elbasanin e Bordin me shifrat 0-5 duke prodhuar dhe shifrat më të thellëa deri tani në kampionatin e 86-të të futbollit elitar. Dy herë Zabërgja, një i shënuar nga Meksi dhe dy të tjerë nga Bregu, gjunjëzuan elbasanasit të cilët në mesin e pjesës së dytë humbën edhe tifozët e shumtë që ishin në shkallë./Sportiim.al/
