Partizanit i kthehet Rrapaj, Elbasani përballë Dinamos

Partizani- Teuta në program në orën 18:00 pritet të jetë duel i luftuar me dy skuadrat që kërkojnë demos pikët maksimale. Kryesisht Partizani i cili pasi ka mësuar se Vllaznia ka marrë kreun, kërkon kapercimin në tabelë por dhe durrsakët me ambicje për t’u bashkuar me skuadrat që luftojnë ‘Final Four’

Trajneri i demave Veselinoviç do të ketë sherbimet e të kthyerëve Rrapaj dhe Bytyqi ndërsa probleme mbetën kondicionet e Mehmetit dhe Hadrojt.

Ndërkohë po në 18:00, në “Elbasan Arena”, një tjetër sfidë rivalizuese e kësaj xhiroje të 12-të Abissnet Superiore. Në fushë AF Elbasani-Dinamo Siti me të dyja skuadrat që vijnë pas një serie të gjatë barazimesh (vendasit 4 të tillë, blutë 3). E vetmja humbje e verdhebluve deri tani ka emrin e Dinamos teksa po në Elbasan si pritëse skuadra e Dajës fitoi 2-1.

Superiore, java e 12-të:

14:00

Bylis- Laçi

18:00

Partizani-Teuta

AF Elbasani-Dinamo

Luajtur dje:

Egnatia- Tirana 1-0

Vllaznia- Skënderbeu 2-0/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!