Egnatia- Tirana sfida e parë, Vllaznia pret Skënderbeun
Dy ndeshje sot për javën e 12-të Abissnet Superiore.
Egnatia do të presë Tiranën (14:00) në një duel vërtetë me pritshmëri të madhe ndërsa po aq e tillë duket dhe ajo e orës 17:00 që është programuar të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Skënderbeut.
Në fakt si rrogozhinasit ashtu dhe tiranasit vijnë të dërrmuar në këtë takim. Vendasit e teknikut Tetova u mposhten 2-0 në Laç ndërsa bardheblutë akoma më keq pasi veç humbjes me Vllazninë 3-4 në Lushnje kanë humbur dhe tifozët (Disipilina i ka mbyllur dyert klubit Tirana deri në fund të sezonit).
Ndërkohë Vllaznia vjen me moral të lartë ndaj korçarëve që gjithësesi kanë treguar se janë kockë e fortë për këdo.
Sot:
14:00
Egnatia- Tirana
17:00
Vllaznia- Skënderbeu