Garë e çmendur, Banjaia Çmimi i Madh i Malajzisë
Frikë dhe kaos, katër xhirot e para ndër më spektakolaret e botërorit 2024 në pisten e Sepang.
Gara filloi me një frikë të madhe për shkak të një përplasje në kthesën 2 që përfshiu Kuartararo, Binder dhe Miller.
Gara e parafundit në Moto GP dhuroi një ndër emocionet më të forta të këtij kampionati botëror. Në xhiron e parë disa pilotë u përfshinë në një aksident të frikshëm dhe më pas kur dhe “flamuri i kuq” i’a la vendin ristartit të garës nisi dhe beteja e madhe me dy protagonistët absolutë Horge Martin dhe Françesko Banjaia.
Në katër xhirot e para, dueli mes dy pretendenteve për titull ishte aq i fortë saqë herë njëri e herë tjetri rrembyen vendin e parë. Më pas Martin duke parë dhe diferencën e madhe ndaj italianit në klasikfikimin e përgjithëshëm (+29) vendos të qëndrojë i dyti për të mbajtur me 24 pikë larg Pekon.
Kështu, Françesco Banjaia fiton GP-në e Malajzisë duke i marrë 5 pikë dhe duke shtyrë çdo vendim deri në garën e fundit të sezonit.
Në podium ishte edhe Ducati tjetër zyrtar i Enea Bastianini. Italiani përfitoi nga një rrëzim i Mark Markez që mbante këtë vend deri afër fundit.
Në Barcelonë, ku me shumë gjasa do të zhvillohet GP i fundit i vitit, Martin do të arrijë me 24 pikë avantazh ndaj Banjaias, por me 37 pikë në dispozicion për të vendosur se kush do të bëhet kampion.