Flamurtari zgjohet në fund, Lushnja shfaqet rivale e denjë

Java e 10:

Flamurtari- Lushnja 2-1 (Trashi 15′ , Atanda 90+8′ /Kaçanaolli 83′)

Cilësitë bëjnë diferencën edhe ku kronometri ngushton. Kjo i ngjau sot në duelin e fundit të javës së 10-të në Kategori të Parë ndërsa Flaumrtari kaloi në shtesë mbi shtesë Lushnjën me shifrat 2-1.

Supergoli i Trashit në minutën e 15′-të nuk ndikoi aspak te skuadra lagunare e cila me kalimin e minutave mori kontrollin e lojës duke qënë mjaft e rrezikëshme kryesisht në pjesën e dytë. Në një moment paniku te zona vendase Kaçanolli barazoi 1-1.

Në fund vlonjatët shtuan ritmin duke insistuar për çdo top e gjatur golin e fitores me Atandën në kohën shtesë për 2-1 final. Ky sukses i nëntë radhati për Flamurtarin e ngjit në krye me 27 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!