Shkëlqen Mitaj, Al Itihad në krye

Të shtunën (nesër) supersfida Al Nasr-Al Hilal (19:00).
Al-Itihad pa Karim Benzema por më një Mario Mitaj epik në fushë, fitoi derbin kundër Al-Ahli 1-0 në një impiant gjigand e me dekor të jashtëzakonshëm në shkallë.
Kjo është fitorja e shtatë radhazi për Al-Itihad, të teknikut Laurent Blank ndërsa tani i bën presion Al-Hilal-it, duke i’u bashkuar në krye të RSL me 24 pikë. Për tu evidentuar fakti që tifozët e Al Itihad kishin ideuar hedhjen e qeseve plastike me ngjyrat verdhezi në fushë duke krijuar një situatë anormale por që u kalua me sportivitet nga arbitri nga Venezuela, Zhezus Valenzuela.
Në linjën e majtë të mbrojtjes së Al Itihad, 21 vjeçari kuqezi Mario Mitaj ishte protagonist absolut duke fituar thuajse të gjithë duelet me Rihad Mahrez e vlerësuar me notë mjaft të lartë.
Ndërkaq supersfida e nesërme i takon derbit tjetër që luhet në Riad: Al Nasr i Ronaldos ndaj Al Hilal të vendit të parë me fillim orën 19:00./Sportiim.al/.