Flamurtari- Lushnja mbyll javën e dhjetë

Vlora merr gjithë vemendjen e ditës së sotme në Kategori të Parë. Për javën e 10-të të edicionit të 77-të, Flamurtari i trajnerit Andrea Agostineli do të përballet me Lushnjën në stadiuin “Flamurtari”.
Zhvillimet e javës, luajtur dje, e kanë spsotuar ekipin vlonjat në vend të tretë por kuqezinjtë kanë shansin të rimarrin kreun nëse sot në orën 14:00 do të marrin tri pikë me Lushnjën.
Formacionet startuese:
Flamurtari: Kaloshi, Hasa, Bolanos, Alla, Murataj, Batha, Trashi, Oshafi, Bangali, Atanda, Ememe.Tr: Andrea Agostineli
Lushnja: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Xhabrahimi, Tabaku, Joti, Endrien Magani, Kamisoko, Xherrison, Kouasi.Tr: Erion Xhafa
