Dinamo tenton vendin e dytë, Teuta-Elbasani provë “zjarri”

Abissnet Superiore luan sot dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 11-të të saj. Në fushë me fillim orën 17:00, takimet Dinamo Siti- Bylis dhe Teuta-AF Elbasani.

Dueli i bluve të Dajës me mallkastriotët e Nevil Dedes zhvillohet në “Elbasan Arena” me skuadrën kryeqytetase e cila organizon takimin si pritëse.

Dinamo e ka gati skuadrën pasi mungesat e diktuara si Hoxha ashtu dhe Muzek, kanë disa javë jashtë planeve të stafit teknik. Rikthimi i Salit në portë, një tjetër garanci e shtuar.

Sipas asaj që është parë në përgatitjet për këtë takim, Daja duket se do të luajë në qëndër të mbrojtjes me dyshen Dita- Aliji, në dukje të dy të improvizuar. Pjesa tjetër zgjedhje taktike.

Në anën tjetër takimi i “Niko Dovana“-s pritet të jetë i gjithi për t’u ndjekur. Së pari për atë që skuadrat prodhuan në fazën e parë me verdheblutë që fituan thellë 3-0 ndërsa durrsakët për të reaguar pas dështimit të javës së kaluar 4-0 me Bylis.

Për Teutën mungesë e madhe ajo e kapitenit Blerim Kotobelli (kartonë) ndërsa për Elbasanin do të mungojë Emiljano Musta i dëmtuar.

Java e 11-të:

17:00

Dinamo- Bylis (në Elbasan)

Teuta- AF Elbasani

Luajtur dje:

Laçi-Eganatia 2-0

Tirana- Vllaznia 3-4 (në Lushnje)

Skënderbeu- Partizani 0-2/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!