Elita me tre duele, Tirana

sportiim2

Elita me tre duele, Tirana- Dinamo, revanshi në Vlorë

Rikthehet Superioria ndërsa java e nëntë Abissnet Superiore nis sot me tre takime dhe vijon dy të tjera të dielën.

Nis me Laçi- Vllaznia, Egnatia-Teuta dhe Tirana- Dinamo Siti (në Vlorë) e cila nga orari i caktuar ditë më parë (17:00) do të luhet në të njëtën orë sikundër dy sfidat e tjera (14:00).

Ndërkohë të dielën dy ndeshjet e mbetura të xhiros së nëntë ose e fundit e fazës së parë. Në Ballsh, Bylis takohet me Skënderbeun ndërsa në Elbasan vendasit në duelin me Partizanin. Praktikisht në “Elbasan Arena”, supersfida e kësaj dite.

Superiore, java e 9-të:

Sot

Laçi-Vllaznia 14:00

Egnatia-Teuta 14:00

Tirana- Dinamo Siti 14:00 (në Vlorë)

Të dielën:

Bylis- Skënderbeu 14:00

AF Elbasani-Partizani 17:00/Sportiim.al/

?>