Rrezikon Botërorin, Mançini bëhët objekt në Arabi Saudite
Ish trajneri i Italisë Roberto Mançini është gjithnjë e më pranë stuhisë. Trajneri i Arabisë Saudite u përfshi një gjest zemërimi ndaj një tifozi, pasi mori një tjetër ankesë në fund të ndeshjes kundër Bahreinit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, e cila përfundoi 0-0.
Videoja bëri shpejt xhiron e internetit, duke dëshmuar fazën mjaft delikate me të cilën po përballet tekniku italian.
Arabët me Mançinin në timon, kanë arritur vetëm një fitore në Grupin C të kualifikimeve të konfederatës aziatike (AFC), kundër Indonezisë në ndeshjen e dytë, më pas ka marrë dy barazime dhe një humbje, kundër Japonisë.
Arabia Saudite është aktualisht në vendin e tretë në tabelë, pas japonezëve dhe Australisë dhe barazimi 0-0 me Bahreinin u pa nga shumë njerëz si një mundësi e humbur për të bërë një hap të rëndësishëm në tabelë.
