Formula 1/ Tre javë pushim, nis turi në SHBA-Meksikë- Brazil
Formula 1 pas 3 javëve pushim rikthehet për të zhvilluar 6 garat e mbetura të Botërorit 2024.
Do të nisë në Austin (SHBA), për raundin e nëntëmbëdhjetë nga njëzet e katër garat e planifikuara nga FIA. Çmimi i Madh i Shteteve të Bashkuara (e diel 20 tetor) i’a lë vendin shpejt atyre të Meksikës (27 tetor) dhe Brazilit (3 nëntor).
Në këto tre gara veç tyre, janë parashikuar dy Sprinte. Në fakt pritet të jetë një ngjarje me rëndësi të madhe për luftën për titullin kampion 2024.
Maks Verstapen, pavarësisht disa vështirësive të fundit, mbetet në krye, por nuk mund të ketë shumë siguri (8 gara pa fitore) me 331 pikë kundrejt 279 të Lando Norris dhe 245 të CSharles Leklerk.