Kupa/ Nisin ndeshjet eliminatore, elita pushim deri në 15 janar

Nisin sot 16 ndeshjet e turit elimintaor të edicionit të 73-të të Kupës së Shqipërisë. Në turin tjetër më 20 nëntor probaliteti i supersfidës Flamurtari- Besa
Në këtë raund marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.
Ndërkohë turi i radhës do të vendosë sërish përballë fituesit e këtij raundi për të prodhuar 8 ekipet që në 15 janar do të përballen me 8 skuadrat e Superiores (Dinamo, Teuta, Vllaznia, Egnatia, Laçi, Partizani, Tirana, Skënderbeu).
Të gjitha ndeshjet sot do të luhen në orën 13:30 dhe janë vetëm me një takim. Në rast barazimi ka shtesë 2×15 apo penallti.
Më poshtë kalendari i ndeshjeve të fazës për 1/16 -at e Kupës së Shqipërisë.
Programi i ndeshjeve të sotme (13:30)
Kastrioti- Butrinti
Erzeni- Naftëtari
Valbona- Besëlidhja (në Pezë)
AF Elbasani- Turbina
Tomori- Iliria
Flamurtari- Devolli
Besa- Tërbuni (në Lekaj, Kavajë)
Apolonia- Këlcyra
Burreli- Sopoti
Kukësi- Albanët
Pogradeci- Luftëtari
Bylis- Adriatiku
Luzi 2008- Shkumbini
Vora- Gramshi
Korabi- Veleçiku (në Ahmetaq, Vorë)
Lushnja-Oriku/Sportiim.al/