Inter promovohet në Arabinë Saudite, akord me shtetin…

sportiim2

Inter zyrtarizon angazhimin e tij për zgjerimin strategjik në Arabinë Saudite duke marrë licencën Misa, thelbësore për çdo kompani të huaj që dëshiron të operojë në një nivel tregtar në territor.

Klubi zikaltër do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e Ministrisë së Investimeve të Arabisë Saudite (Misa) për të zgjeruar më tej praninë e markës së tij në Lindjen e Mesme dhe për të rritur bazën e tifozëve të saj.

Në të njëjtën kohë sikundër raporton Sportmediaset, Interi do të dërgojë njohuritë, vlerat dhe përvojën e tij që karakterizon një klub futbolli në nivelin më të lartë, duke mbështetur planin kombëtar të Mbretërisë së Arabisë Saudite për vitin 2030 (Vizioni 2030).

Nëpërmjet promovimit të talenteve dhe kulturës sportive, “Klubi Nerazzurri synon të kontribuojë pozitivisht në ambiciet e vendit për të ardhmen. Interi do të importojë jo vetëm historinë dhe traditën e tij si një klub futbolli me reputacion global, por gjithashtu përsosmëria e Made in Italy që përfaqëson Klubi Nerazzurri.”, shkruan klubi italian.

“Që nga vizita jonë e parë këtu në Arabinë Saudite, ne jemi ndeshur me pasionin që të rinjtë kanë për klubin tonë dhe është një nder për ne që jemi në gjendje t’i përfshijmë ata gjithnjë e më shumë në botën e zikaltërve”, tha Havier Zaneti, Zëvendës President i FC Internazionale Milano./Sportiim.al/

?>